Montag, 6. April 2015

Mërgimtari që e mban gjallë shpirtin dhe zërin arbëror.

  • Imri Trena është njeriu që më shpirt e zemër është vënë në shërbim të komunitetit shqiptarë, për ti ndihmuar ata në ruajtjën e gjuhës, kulturës dhe traditave shqiptare. Është poeti që më shumë mall i këndon atdheut. Është mësimdhënësi që më pëkushtim të madh pëcjell të nxënësit mërgimtar mesazhin e rilindasve tonë për ta mësuar sa më bukur gjuhën shqipe dhe për të mos harruar as pë një të vetmin çast atdheun. Është themeluesi dhe kryeredaktori i radiokanalit "Zëri i Arbërit", i kësaj radio që pothuajse tashmë dëgjohet në të gjitha familjet shqiptare që jetojnë jasht atdheut.

Shkruan: Haxhi MUHAXHERI

Imri Trena u lind më 1961 në fshatin Begracë të Kaçanikut. U diplomua në Fakultetin e Bujqësisë në Prishtinë. Imriu, si çdo i ri tjetër, kishte shumë dashuri dhe dëshira në jetë, por njëra nga dashuritë e tij ishte më e veqantë dhe kishte zën vnd që herët në zemrën e tij. Ishte dashuria për gjuhën e pastër shqipe, dashuria për artin dhe fjalën artistike. Kjo ishte edhe arsyeja që ai qysh në rininë e tij të hershme filloj të merret me krijimtari letare dhe të krijoj vargje të bukura që i buronin nga shpirti. Kësisoj, Imriu shkruante dhe u kushtonte vargje e vjersha mësuesve dhe atyre që jepnin kontribut në përhapjën e dijës, bukurive të atdheut dhe vendlindjës së tij, heronjëve dhe ngjarjeve historike, dashurisë dhe ndjenjës për të bukurën. Krijimet e tij letrare i dërgonte dhe i botonte në gazetat dhe revistat e kohës. Kështu zë fill bashkëpunimi i tij me shumë media shqiptare dhe Imriu bëhet emer i njohur në rrethet e krijuesve të artit letrar. 

Në vitin 1999, Imriu migroi në Norvegji. Atje, duke parë nevojn e domosdoshme të komunitetit shqiptarë të mërgatës për ruajtjë e kulturës, dokeve, zakone, traditave dhe identitetit kombëtar, ai merr inisiativën për të themeluar një radiostacion. Qellimi ishte që  përmes zerit të kësaj radio të jepte kontribut në mbrojtjën e mërgimtarëve nga asimilimi dhe në ruajtjën gjuhës e dashurisë për atdheun nga brezat më të rinj. Kështu, Imri Trena e themeloi, u bë edhe kryeredaktor dhe udhëheqës i Radiostacionit që u pagëzua më emrin “Zëri i Arbërit”.  Radio "Zëri Arbërit" menjëherë filloj ta kryej misionin për të cilin ishte krijuar. U bë zëri arbëror i shqiptarisë në diasporë. U bë radiokanali më i dëgjuar në familjet shqiptare që jetojnë dhe punojnë jashtë atdheut. U bë radio me skemën programore shumë të qëlluar dhe që fliste veç shqiptarisht. Radio ku sot degjohet muzika e përzgjedhur nga tabani i vlerave kombëtare, degjohet fjala artistike dhe paraqitet fuqishem shpirti i muzës shqiptare, dëgjohet nga goja e plqeqëve të urtë krijimtaria gojore e popullit tone, si: fjalët e urta dhe urimet, anekdotat dhe proverbat, tregimet popullore dhe rrëfiet humoristike., që gjithmonë përcjellin mesazh të fuqishem për zhvillimin dhe ruajtjën e vetive të mira njerëzore. Radio "Zëri i Arbërit", e krijuar tash e katërmbdhjetë vjet më parë, është bërë shembull për të mirë. Shembull se qysh duhet punuar njeriu kur ka dëshirë të sinqertë, vizion të qartë e qëllim fisnik për ti dhënë hrah të mirës së përgjithshme të komunitetit të mërgatës dhe shpirtit shqiptar. Radio "Zëri i Arbërit" pothuajse tashmë dëgjohet në të gjitha familjet shqiptare që jetojnë jasht atdheut.

Veç veprimtarive tjera të shumëta, Imri Trena u angazhua që të jepte kontribut pë të mirë edhe në Shkollën Shqipe në Oslo, ku punon si arsimtarë që nga viti 2000.  Ai punon me shumë përkushtim me nxënësit, duke pëcjell të ata mesazhin e rilindasve shqiptarë, për të mos e harruar as për një të vetmin çast atdhun, për ta dashur e mësuar sa më mirë gjuhën shqipe dhe për ta vizituar sa më shpesh që është e mundur vendlindjën e tyre

Imri Trena është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës dhe ka botuar këto vepra: “Buzëqeshja e tretur”, “Plagë në zemër”, „Shtegtimi i shqipeve”, “Prapa grilave”, “Kosova ime e madhe”, “Andej është Kosova”, „Rruga e hidhur”, “Dhembje e lot”, “Në Kampin Bjonerbek”, “Aromë manushaqeje”, “Mall i (pa)shuar" dhe “Me zërat e Zërit të Arbërit”.
Poezitë e tij janë perfshirë në disa antologji dhe janë përkthyer në disa gjuhë.



Poezi nga autori Imri Trena

MALL
 

Më dogj malli Gërlica ime,
pa ty si zogu çerdhe prishur,
bora ma zbardhi flokun,
kthimin në vendlindje duke pritur.
 


SFIDA IME
 

Të jap sa të mundem dashuri
në këtë jetë të ashpër u rreka,
edhepse të mbetesh vetvetja,
për ironi nuk u shpërbleka.
Krevat të të florinjtë mund të blej dikush,
po si unë ëndërrimesh s´bën gjumë,
paqja në shpirt të madh çmim ka,
në sfidën time ua provoj unë.


PËR TY JAM KOSTANDINI

Për ty jam Kostandini,
i ngritur prej balte,
i rënduar nga betimi
i fjalës së dhënë!
Kostandin dhe Besnik.
dy emra burrërie,
me fjalën e shenjtë Besë,
lidhur me një fije fisnikërie!

MESNATË KORRIKU PA HËNË 

(Mikut të ndjerë, Shaban Cakolli)
 

Mbrëmë para mesnate  në Gjermani
...e n`Krilevë n`atë vendbanim Dardan
telefonat e zënë rënkojnë
mesazhe pas mesazhi
miqët njëri-tjetrin informojnë:
- Shaban Cakolli, i urti, zemërmiri...
fizikisht u largua prej nesh
por, kurr përgjithmonë!
kujtimi e  vepra e tij jeton;
Përballoi plagët e mërgimit
nga dashuria e madhe për Gollakun,
për Rapuhë, Kulinë, Litec...
Qykajt... e Gurin e Lamës
....dhe të Krilevë nënës;
Në Koblenz ca muaj më parë
shtrënguam duart miqësisht ne dy
tani zemërthyer e me lot në sy
si t`i rendis këto kujtime për Ty?

28 korrik, 2014


GRUAS

Aq shume jemi bere nje
Ne gezime
E stuhi jete
Sa ne mengjes kur zgjohemi
Kuptojme se kemi lindur bashke

DEGJUESVE TE “ZERIT TË ARBËRIT”

Më zgjoni
Kur të gjithë kanë fjetur
Me therritni
Kur të tjeret kanë ikur
Shtratin do braktis rrufeshëm
Ndez një dritë në studio
Mikrofoni-si dardhë dimri kosove
Me të emblen gjuhën tonë do ju flas
Vendlindjen ju sjell pranë
Fjala shqip nuk vetmohet
Si burim që nuk shteret
Deri sa të ketë shtrat lumi
Më zgjoni
Kur të gjithë kanë fjetur
E pagjumesia ju rri në sy
“Zëri i Arbërit”
Strehe paqeje,urë lidhese

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen