Mittwoch, 15. April 2015

Letra me gjethin e vendlindjes

Nga Imri TRENA

Ndër vite, sa ndodhem këtu në kurbet, kam qenë prezent vetëm në dy-tre mbrëmje muzikore. Para disa vitesh, në Oslo prezentoj këngëtarja Shkurte Fejza dhe ishim prezent edhe ne atë mbrëmje. Aty diku kah mesi i turmës vjen një djalosh i ri, buzëqeshi dhe më përshëndeti në emër. Unë s`e njihja dhe ai duke e kuptuar këtë, u prezentua:
       - Jam nga Hani i Elezit! Keni të drejtë që s`më njihni, unë ju njoh juve. Jam i obliguar t`iu përcjellë këtë letër për të cilën më ka porositur ish miku e kolegu juaj i punës, zotëri Shefqet Fazliu, arsimtari i gjuhës shqipe nga fshati Bajnicë...Mbeta pa fjalë, përnjëher mendja ime fluturoi gjetkë në vitet `90 kur në shkollën "Ali Asllani" në Doganaj e Elezaj të
Kaçanikut, ku punonim ne dy në mesin e afro pesëdhjetë arsimtarëve tjerë. Ishin ato vite ankthi të një kohe të pa kohë!... Edhe ne, mes atyre dy milion shqiptarëve, po përjetonim e provonim fillimin e një tragjedie të re kolektive të një etniciteti të caktuar, pra shqiptar. Ishim edhe ne dy m`u në mesin e atyre personazheve të arsimit që gjendeshim nën mëshirën e goditjes tejkanoze të rrethanave, apo më mirë me thënë të pasioneve çmendurake të tyre, të brejtësve që i njohim ndër qindra vite! Ata pasi kishin mbyllur qindra tempuj diturie, po i vrisnin shkronjat shqipe edhe në Komunën e Kaçanikut!...Duhet kohë me i përshkruar ato ngjarje të cilat shtojnë plagë në zemrat edhe ashtu përplot plagë të një intelektuali kurbetçar...
Falënderova djaloshin dhe pa u hamendur kam shkuar në njërën nga dhomat përdhese të vendit ku mbahej mbrëmja muzikore. Bukurshkrimi i tij e i qartë më bëri që të përkujtoj edhe portretin e shokut, të urtë, të qetë dhe punëtor të palodhur. Hapa letrën dhe ç`të shoh aty?! Një dushk qarri dhe një letër e shkruar me pak fjalë, por shumë domethënëse. Miku më njoftonte se ishte mirë familjarisht, s`e kishte fejuar vajzën e tij të dashur...dhe se në atë mes dhjetori 2007 kishte qenë në vendlindjen time, në Begracë.
       - Imri! Përmes këtij gjethi nga vendlindja juaj, desha t`iu përkujtoj poezinë e Çajupit, "Mëmëdheu". E di se mërgimi është i rëndë...mund ta marr me mend sa je nostalgjik, por...! Ju shprehi edhe ngushllimet për më të dashurën nënë të cilën e kam njohur në përvjetorin e shkollës në Doganaj, më 1996...kështu e ka kjo jetë miku im. Në fund desha të falënderoj në emër të nxënësve dhe të kolegëve arsimtar të shkollës sonë për qindra libra të cilat na i ke dërguar si dhuratë. Me ato libra të shkruara nga ju po shoqërohen edhe ish nxënësit tuaj të cilët kanë mallë për juve...madje po i punojmë edhe për lekturë shtëpiake...
Isha i pangushlluar ato çaste! U ula pak për të marr sadopak vehten, por a qetësohet deti i trazuar?! M`u duk se po ngulfatesha në vetminë e vendit të godinës dhe mezi gjeta forcë për t`u ngritur nga vendi. Palosa letrën e mikut me shumë kujdes dhe bashkë me lotët e mij e vendosa në plikon e ardhur nga Kosova. S`u ktheva më ku këndohej e vallëzohej; mora rrugën e kthimit për në shtëpi. Në fytyrën time kishte rënë një tis i zi si mbrëmja asaj nate!...

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen