Sonntag, 15. März 2015

Mos ma mbyllni derën

Poezi nga Xhavit GASA

Kur u largova nga vendlindja,
kur mora rrugën e kurbetit,
për mbi ballë ç'mu shtuan thinjat,
shpirt e zëmer mbrapa më mbetën.

Të gjithë botën e shetita,
vende të bukura kudo kam pa,
por ma t'bukur se vendlindja,
në të gjithë botën jo nuk ka.

Kudo që shkoj në çdo vend,
shpirti im nuk ze rehat,
shpirt e zemër më kanë mbet,
te vendlindja ime në Mat.

Një ditë une do të kthehem,
te vendlindja ime e dashur,
prandaj mos ma mbyllni derën,
le të qendrojë gjithmonë e hapur.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen