Samstag, 21. März 2015

Mërgimtari që i shkruan atdheut dhe bukurive të tij.

  • Musa Jupolli është njëri nga krijuesit letrare të mërgatës shqiptare qe, njëjtë si rilindasit tonë,  më shumë mall shkruan për atdheun dhe bukuritë e tij.  

Musa Jupolli ka lindur më 07 qershor në fshatin Alban ( Shajkofc) të Mesianës (Podujevë) - Kosovë. Ka kryer studimet Letërsi dhe gjuhë shqipe në Universitetin e Prishtinës. Si i ri ka filluar të shkruaj poezi.
Që nga viti 1974 jeton në Paris të Francës. Atje themeloi shoqtën ALBAKOS, e para shoqatë shqiptare në FIDH. Mban shumë takime dhe konferenca në Francë, Belgjikë, Itali, Danimarkë e gjetiu, ku flet për çështjen e Kosovës dhe për kulturën shqiptare. Është themelues i Comité Kosova, në Revistën e intelektualëve françez ESPRIT në vitin 1990 me Antoin Garapon (Magjistratura Françeze si dhe Drejtorin e kësj revista , filozofin Olivier Mongin. Ka publikuar një cikël më poezi në
"Voix d'Encre".Poezite e tij jane përkthyer edhe në gjuhë të tjera.

Botoi:
2001 - Le Gardien de Chevaux , (Michalon) Paris

2008 - "Sytë e tu kanë ngjyrën e të gjitha luleve", "Faik Konica"Prishtinë
2009 - "DITAR", publicistikë "Faik Konica", Prishtinë
2010 - " ' 99". Roman, "Faik Konica", Prishtinë
2011 - "Kosovë p(R)ozë e gjatë..." poezi, "Faik Konica",Prishtinë
2012 - "Poemë n' Udhëtim" (Rugova Art), Prishtinë


Është prezentuar në antologjitë:

2012 - Trinomi i Lirisë :"Monolog me poetin dhe unë"(Jusuf Gërvallës)JETA E RE , Prishtinë
2012 - Antologjia e Dhembjes Poetike :"Poet" (Ali Podrimjes) "Rugova Art",Prishtinë
2012 - Dhembje e Bukur :"Ali Podrimjes"Botoi "Ministria e Diasporës",Prishtinë
2012 - Bekim Në Bekimin :" Jetë në lexim"(Bekim Fehmiut" "Prishtina Press",Prishtinë
2012 - Pesë Degë Trungun Thërrasin..." : Cikël të poezive",Marin Barleti", Tiranë
2012 - Një Shekull Dritë 100 poetë 100 poezi , ADA, Tiranë



Nje cikël poetik nga Musa Jupolli

1) U dashurova gabimisht

u dashurova gabimisht
 jo rastësisht e përqafova
 bukuri
 nurshëm
 ecje elegante
 në dehje
 dashuri e ndaluar !

 flakë-dritë-përvluese n'shpirt
 veshur me fustanellë të mëndafsht
 intelegjenca e sharmit të saj
 yll' nesh(ë)
 në thjeshtësinë estetike
 në barishtën pran liqenit
 nën hijën e një peme
 gjysëm trupin nën rreze dielli
 gjinjët mbështjellur me flokun e gjatë
 një këngë e re
 një lexim i ri
 romani i jetës !
 bibla e dashurisë
 e putha në ball
 e putha në gushë
 histori arti
 frymëzim letrar
 dashuri, kjo fjalë e bukur shqipe
 besim në shikim
 me shkrim gravuar
 gabim
 sa gabim i bukur !

 ruani gabimet e bukura
 si të rrahurat e zemrës
 ruane Atdheun si sytë e ballit !

 

2)  Nënë
 Testament për recitim
 (Shpjegim: Emri NËNË: N= Njësim Ë=Është)

 Pamja
 Fustan në valëvitje
 Reale
 Engjulleshë
 n'Ecjen e Nënës
 Atdheu është më i bukur
 Tablo, poezi
 Fëmiun në gji
 Kryevepër e të gjitha
 Kryeveprave
 Lindje
 E folmja e Parë
 Fonetikisht NËNË
 Të menduarit fole në zemër
 Filozofë e shkrimtarë
 Të njejtën linjë
 Poezi Nënë e Fëmijë
 Fuqia e metafizikës
 Kultura e Nënës

 Nëna lindë Profet
 Atdhetrë e poetë

 NËNA
 Intelegjencë
 Dashuri
 Në krijesën NJERI
 Hyu e lindi vetë
 Nëna ngjyrë pa imitim
 A & B
 Fillimi i besimit
 Lindi BESA
 Aromë e këndshme
 Në temë Biblike
 LOTI I NËNËS
 LOTI I HËNËS
 

Nëna shqiptare
Shpesh me lotin e saj
Shuajti etjën e fëmiut
Në gji !...



3)  Emnesë

Nënë elegante n' Apostrof
 n' kujtesë t' emërorës nënë e engjëll
 dy zemra dy shpirtëra një lindje
 rrumbullaksim estetika n' plotsim
 magjepse ekspresive n' pikturë
 madhështi nga natyrë e krijuar
 s' ka laps as makinë shkrimi
 as mendje njeriu që t' shprehet
 as n' letër me germa të shkruhet
 nuk ka filozofi as pikësim
 n' veprën Hyjnore n' lindje t' nënës
 Nëna errësirën e shëndrron n' dritë
 ideale shend e verë t' ardhmërisë
 Tokë e Qiell Hënë e Diell
 n' shprehje n' sy melodi poetike
 Elegante n' Apostrof nëna n' lindje
 s' ka interpretim s' ka përkthim
 nuk ka gjuhë art a teknikë s' ka
 që mund ta formulojë krijesën e
                                       t' folmës
 L I N D J E



4)  Loti ...

(loti n' sy qetësia e natës me shi !)
 ...pjesë...Sytë e tu kanë ngjyrëne të gjitha luleve
 ...Ti më shkrove :
 ...lotët nuk e kanë fuqinë e ndryshimeve,
 ata kanë ngjyrën e mallit
 dhe unë mallin e dhembjen i përpij parreshtur,
 dhembja u bë një me lotin,
 u bënë një me mua.
 Të kam në qepallë,
 të ruaj me kujdes dhe dashuri të madhe,

 Më trego ti të lutëm diçka për lulet,
 për vete, do të gëzohem shumë,
 ajo vetimë jotja po ma ha shpirtin.
 Unë flokët i kam prerë,
 jam po ajo që isha,
 po më harrove ti, unë vdes...
 Mejtim !

Dora iu kishte dridhur, gjumi e kishte mashtruar nga lodhja, një lodhje që kishte burimin në shpirtin e lodhur. Ai shpirt që endej nëpër bahçen e luleve, e cila dominohej nga momozat, të cilat thuajse ruanin me xhelozi fshehtësinë e dashurisë së saj në hënën e plotë .

*( Nga romani im " Sytë e tu kanë ngjyrën e të gjitha luleve)



5)  O Afroditë e Malësisë time !

O Afroditë e kujtesës , banore e përhrshme e Malësisë !
 Engjulleshë n'takimet e mia para dhe pas lindjes së Diellit!
 Në zemrën time ke mbirë gjithë dashurinë , o engjulliesha ime!
 S' mund të ma kopjoj askush shtojzovallën, se vetëm një është !

Në syrin tënd jetë e agoni janë mbjeshtjellur në një magji !
 Buzëqeshja jote Eros si valë flamuri n' puhinë e shpirtit tim !
 Ndjenja ime merr flakërim dhe shpirtin më ndezë o shpirti im !
 Diell edhe Hënë marrin ngjyrën e dashurisë në ne të dy!

Të lutem zemër që m'ep përkdhelje në ngrohtësi e dehje!
 Në folenë tonë melodi afsh e dashuri e mëndafshta bukuri!
 O e bukura e dheut, ujëvarë e pashterrshme më je ti !
 Si polenë e luleve pranverore ndritë e shkëlqen n' bukuri !

O Afroditë ! Lozonjarja ime , gushë e buzë mjalti i vendëlindjes time !
 Nuk ka zë as fuqi që ka thirrje aq të fuqishme si unë për TY !
 Ti dhe vetëm ti më je dritë e më bënë krenar si Lisi i shtëpisë !
 Engjulleshë , dhuruar nga Hyu vetë, për mua o e bukura Afroditë !
 Kur Dielli n' Lindje Afro-Dita Hyjëshon Atdheun tim !


 

6)  Poet, më the je !

Artin ma le në korigjim !
 Shpirtin ma mbushe me dashuri !
 Po !
 Po, pse fshihesh pas poezisë sime,
 i vetmi ngushllim të mbet vargu im.
 Aromë e kujtimeve foleja ime,
 26 + 2 për Datë- Lindje,
 Arbërie të emërova,
 Madhështinë ta krijova,
 në ballin tënd lexova
 Dashurinë !
 Oh !
 Njëmijëherë në zallin e Ulçinit
 shkrova dhe vizatova inicialet tua !
 Një fotografi bardhë e zi
 e mbaja në xhepin e majtë
 të këmishës sime,
 frymëzimi i vargjeve të mia !
 Poet, më the je !
 Atëherë një puthje të marrshme ta dhurova
 në prush u shëndrruan buzët e mia!
 Metaforën në dashuri
 asnjëherë nuk e përdora!
 Ti vetë më the:
 Dashuria mes rrjeshtave
 nuk shkruhet as nuk lexohet .
 Tash larg Atdhut që jam,
 Lisin ma plagosën!!!
 Pema pa Lis nuk ep frute
 as arat nuk dhënë bereqete !
 Të kujtohet:
 aty nga dritarja ime
 hijen ta njihësha,
 me flokun e e lëshuar
 përtej vitheve,
 kur kaloshe trendafilët i ledhatoshe,
 me aromën e tyre
 hyjshe
 në folen time.
 Ti dhe lulja mbetët
 në zemrën time!
 E sot më the :
 Atdheun e ke në korigjim !



7) N'udhëtim dashuri

porta e harmonisë
 në ritmin e dashurisë
 nota e zemrës nostalgji
 shikim në sytë e tu
 lozonjare Zonjë e Madhe
 në ecjen tënde
 gjeta elegancën
 e ëndrres time,
 në sytë e tu
 lexova poezi,
 në trupin tënd
 udhëtimi im në gjithësi,
 flokët e tua
 n' ujvarë kujtimet e mia
 Udhëtim dashuri
 vizitova vendet e mia
 ODE e besimit tim
 baladë në gitare
 lulën që e mbolla
 në bregorën e zemrës sime
 vetëm shqiponjat
 njohin adresen time
 Prehje e qetësi
 në fjalët tua
 Të Dua !



8) Misioni letrar

ti poet që i kendon dashurisë
 pa më thuaj në vena t' vlon
 si valë në dallgore fuqishëm
 lapsi në letër i atdhedashurisë
 fjala e misionit letrar
 studim e mjeshtri
 toponim e morfologji

ti piktor hyjnizim i dashurisë
 tablo në pelhurë Atdheun
 analogji me të kaluarën e sot
 në kujtesë fotografi e pikturë

ti arkitekt në zbukurim
 në shtizë flamuri valon
 Bashkimin e Shqipërisë
 fikcion e realitet

po ti bujk në grusht dheun puthë
 bukëbardhë e bereqetshëm premtimdhënës

mësues i fëmijëve tanë në mësim
 Lahutë t' Malcis' e
 O Moj Shqypni
 shkodranishte
 siomologji në gjeografi

E NËNA
 Nëna o Atdheu im
 në lindje motër e vëlla
 shton dashuri
 lidhë miqësi

Vajza nga Dardania
 ka dhënë Besë
 djalit nga Camëria
 Ftesë :
 Jungjatjeta ,
 jeni të ftuar
 me 28 Nëntor
 Dasëm bën Shqipëria !



9)  Ku ka më bukur se Atdhe e Dashuri?

 Kush ta vodhi bukurinë
 Dielli
 shëndritje n' rrugën e gjatë
                                    ndër shekuj
 të fjalive t' gjuhës sime
 premtim n' dëshmi të historisë
 n' thirrje t' Atdheut poema ime
 shpëtuese nga stuhitë ballkanike
 n' pamëshirën e Portës së Ferrit
 nga zbrastësia empiro-otomane
 nga t' dhënat boshe n' vakcinim
 e plagosur e lënë n' stuhi t' kohës

 të njoha biblikisht
 letrat ti shkrova
 luftrat ishin aty
 ajo e Dardanisë
 ishte realitet
 Krijuesi kishte thënë JO
 ashtu si të Mëdhenjët e filozofisë
 unë shkrimtari
 poet më thonë
 adhurova kurajon
 e njerzëve t' mi

 Hap grushtin e mbyllur
 laps
 letër
 sot o kurrë
 zë që del nga mali
 me notat e natyrës
 n' harmoni t' kohës
 n' rrjedhë të lumit
 n' valë të detit

 çka meritoi
 populli shqiptar
 t'mbyllet n' qetësi
 kush ta vodhi bukurinë
 Fol
 unë të njoh të përkryer

 vashës i dhe fjalë
 poezi e kthim
 përqafim e puthje
 n' ballë e n' gji
 për Besë
 për Shqipëri
 Hyjnisht që flet
 të dua për jetë
 

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen