Sonntag, 15. März 2015

Investime të vdekura të mërgatës shqiptare

Nga Daut EMINI

Edhe pse nuk ka asnjë analizë statistikore për investimet e bashkatdhetarëve tanë në vendlindje, në ndërtimin e objekteve luksoze të banimit, kjo shifër është padyshim shumë më e lartë, se ajo të cilën e pranon logjika e opinionit.


Shqipëtarët, në pjesët e territorit të ish-jugosllavisë, duke mos qenë në gjendje të gjejnë punë në vendin e tyre, kanë përdorur mundësinë e dhënë, nga vendimet dhe programet politike të shtetit, në is-Jugosllavi, për të kërkuar punë nëpër vende të ndryshme të botës. Prandaj, shtresa kryesore e shoqërisë shqiptare kanë punuar jashtë vendit, kryesisht në vendet e Evropës, Amerikë, Australi, etj.


Kjo mundësi për shqiptarët, nga territori i ish-Jugosllavisë, është krijuar në mënyrë ligjore në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar. Kjo ushtri e të punësuarve jashtë vendit, e përbërë nga të gjitha kombësitë e ish-Jugosllavisë, por në numër më të madh ishin të përfshira kombësitë të cilët shteti i trajtonte si qytetar të rendit të dytë, ku shqiptarët e përbënin bërthamëm e saj, pradaj dhe numri i tyre, të punësuar nëpër vende të ndryshme të Evropës dhe kontinente të tjera, ishte i lartë.


Ky punësim i imponuar dhe i detyrueshëm i shqiptarëve, për të siguruar egzistencën e familjes, mund të ndahet në dy faza:


1. Faza e parë, e cila ka vazhduar deri në 1985/90, me përjashtime të vogla, ishte punësimi jashtë vendit, i anëtarëve kryesor të familjeve shqiptare nga ish-Jugosllavia. Kështu, filluan të punojnë në të gjithë kontinentet, të ndarë nga familjet e tyre, ndërsa kanë i kanë përdorë pushimet vjetore, një ose dy herë në vit, për t’u kthyer në vendlindje për të vizituar familjet e tyre. Kjo mënyrë e jetes ishte shumë e vështirë, ishte sakrificë e një brezi, për të siguruar egzistencën e pjesës tjetër të familjes dhe krijimin e kushteve më të mira për gjeneratat e reja. Pra, sakrifikohen prindërit, duke bërë një jetë të ndarë nga familjet e tyre, për të siguruar një të ardhme për fëmijët. Kështu kemi një brez të tërë të shqiptarëve, dhe jo vetëm, të sakrifikuar për familjet e tyre, në ish-Jugosllavi, të cilët tani nuk jetojnë ose janë duke e shfrytëzuar pensionin e pleqërisë, dhe:


2. Faza e dytë, e cila fillon pas viteve 1985/90 dhe është duke vazhduar. Edhe pse quhen ende punëtor “të përkohshëm” në botën e jashtme, realiteti është ndryshe, sepse shumica e tyre janë integruar në vendet ku punojnë dhe jetojnë, ndërsa, ky brez ndryshon nga paraardhësit e tyre, të fazës parë, të cilët ishin vetëm punëtor. Ndërsa në fazën e pare ka pasur sakrificë individuale në familje, në fazën e dytë kemi një integrim të plotë të familjeve shqiptare, në vendet ku ata punojnë dhe jetojnë.


Në fazën e dytë përfshihet brezi pasarrdhës i fazës parë, të cilët nuk e kanë dashur të sakrifikohen, si prindërit ose paraardhësit e tyre. Ata, së bashkë me familjet e tyre, filluan të jetojnë, punojnë dhe të krijojnë kushte më të mira për veten dhe familjet e tyre. Kjo pjesë e shoqërisë shqiptare, tashmë kanë filluar të integrohet në vendet ku ata jetojnë dhe punonjnë. Në këtë fazë, nuk ka sakrifikim të asnjë brezi në familjet shqiptare, por shumica prej tyre, duke qenë të bashkuar në familje, kanë ndërtuar një jetë të mirë, në sajë të kushteve të mira në vendin ku ata punojnë dhe jetojnë.


Brezi, të cilët një pjesë të jetës së tyre e kanë kaluar në vendlindje, ishin më të lidhur me vendlindjet e tyre, ndërsa gjeneratat të cilët janë larguar nga vendlindja në moshë parashkollore, si fëmijë, apo ata të cilët kanë lindur në vendet jashtë trojeve etnike shqiptare, ku tani jetojnë dhe punojnë, nuk mendojnë dhe nuk kanë mungesë për vendlindjen e prindërve, pasi ajo nuk është vendlindja e tyre, ndërsa atë, ata e shohin si mundësi për të shkuar ndonjëherë në pushim, por nuk kanë ndërmend të kthehen për të jetuar.


Një analizë shkencore e këtyre fenomeneve demografike dhe sociale të shqiptarëve u takon ekspertëve përkatës të angazhohen dhe të japin përgjigje të saktë, dhe unë, me këtë artikull, dua të tregoj për nevojën e një studimi shkencor, i cili do të nxjerr në dritë dështimet e investimeve të shumta në trojet shqiptare, nga ana pjesa e shoqërisë shqiptare, të fazës së dytë, të cilët punojnë dhe jetojnë nëpër botë. Kjo fazë, nëpër të cilën kaloi shoqëria shqiptare, gjatë punës time profesionale, kam patur mundësi të merrem dhe të përballem nga afër me atë.


Faza e parë, deri në vitet 1985/90, nuk e karakterizon ndonjë fenomen në fushën e investimeve, por ato pak investime që janë realizuar në këtë fazë, ishin individuale dhe të kufizuara, kryesisht në pasuri të patundshme. Këto raste nuk paraqesin ndonjë investim serioz, për të bërë ndonjë analizë më të detajuar, por mund të thuhet se për kohën kur ata kanë ndodhë kanë qenë të vlefshme.


Faza tjetër, e cila filloi nga viti 1990, ka nevojë për një analizë më të hollësishme, pasi në këtë fazë, fillon një fenomen që po vazhdon edhe sot, investime “të vdekura”, dhe të cilat kanë dhe do të kenë investime të vazhdueshme, për mirëmbajtje, dhe pa asnjë përfitim, pra, investime në ndërtimin e shtëpive luksoze të banimit, nëpër të gjitha pjesët e ish-Jugosllavisë të banuara nga shqiptarët.


Shpesh për të arsyetuar këto investime i quajnë si vepra patriotike, ndonëse me asnjë element kjo tendencë nuk provohet të jetë e saktë.


Këto investime, nga kjo pjesë e shoqërisë shqiptare është shumë më pak e arsyeshme, kur dihet se 90% e objekteve të tilla luksoze, janë të pa banuara dhe të mbullura, të cilat shrytëzohen nga një muaj në vit, ndërsa një pjesë e tyre, as edhe një ditë në vit.
Meqenëse kam marrë pjesë në ndërtimin e disa objekteve të tilla, të cilat sot nuk shfrytëzohen, respektivisht, janë të mbyllura, do të ishte normale të ketë ndonjë pyetje eventuale nga lexuesit, për qëndrimin tim aktual dhe të mëparshëm, në lidhje me këtë fenomen.


Të gjithë ata që më njohin dhe kanë patur mundësi të bisedojnë me mua, për ndërtimin e objekteve të tilla, e njohin mirë qëndrrimin tim, dhe i cili atëher dhe tani është pandryshuar.
Qëndrrimi im është dhe ka qenë se nuk duhet të investohet në objekte të banimit, të cilat për shkaqe subjektive dhe objektive, nuk shfrytëzohen, por duhet të investohet atje ku mund të kenë përfitime. Por, unë si një individ, nuk kam mundur të ndaloj një fenomen që ka qenë dhe vazhdon të jetë aktual, edhe sot, në të gjithë hapësirën shqiptare. Prandaj vendosa të shkruaj, sa për të ndihmuar në nxitjen e shoqërisë shqiptare të fillon të merret më seriozisht me këtë fenomen shqetësues, që është duke vazhduar me dekada, në varrimin e një kapitali të madh, për kursimin e të cilit kanë kaluar breza të tërë, kapital ky i cili nëse do të ishte investuar, do të ndërtoheshin disa qindra fabrika, dhe do hapeshin mijëra vende pune!
Llogaria e gjithë këtij investimi të vdekur është e thjeshtë. Do të filloj në vendbanimin tim, ku ka më shumë se 200 objekte luksoze të banimit, të pa banuara, respektivisht të mbyllur, me vlerë mesatare të investimit prej 100 mijë euro për çdo objekt, apo në shumë totale, minimum 20 milon euro, kapital ky i cili po të ishte investuar, do të mund të ndërtoheshin katër fabrika të vogla, të cilat për të filluar me prodhim do kishin nevojë për 200 punëtor, respektivish 800 punëtor, për tërë investimin. Pra, me këtë do të zgjidhet papunësia në atë vendbanim, por dhe do të përfitonin vetë investorët.


Pas dhjetë viteve, nga ai investim, investorët do të përfitonin më shumë se nga një “objekt luksoz të banimit”, pra aq sa ka qenë investimi i tyre, ndërsa për njëzet vite, çdo investitor, do të kursente disa “objekte të tilla, lusoze”.


Pas njëzet viteve, investitoret do të kishin fabrikat me një teknollogji moderne, objekte luksoze të banimit, kapital për gjeneratat e ardhshme, por ajo që do ishte e një rëndësie të veçant, do të vazhdonin të ndihmonin në zhvillimin e vendlindes së tyre si dhe do të kontribonin në nxitjen e familjeve shqiptare, të kthehen për të investuar, për të punuar dhe për të jetuar në vendlindje, aty ku do të ishin më të “rëndë” se në çdo vend tjetër të botës.
Atëher, ky veprim do të ishte patriotizëm real dhe jo-patriotizëm i rejshëm, si ai që e kemi prezent për dekada, duke e mashtruar veten, dhe duke u ndier “patriotë”, kur vendosin për “vdekjen e kapitalit” të tyre, të kursyer gjatë tërë jetës, në ndërtimin e objekteve luksoze, duke menduar se kështu kontribojnë në kthimin e pasardhësve të tyre, në trojet shqiptare!
Ky ishte në shembull i thjeshtë, konkret dhe i prekshëm, për të patur mundësi, më lehtë të llogaritet kapitali i humbur i shqiptarëve me dekada, ku sipas llogarive të përafërta, në tërë territoret shqiptare, jashtë Shqipërisë, për dy dekada, vetëm në ndërtimin e objekteve të banimit, të cilat tani janë të pabanuara dhe të mbyllura, janë shpenzuar 50 milard Euro, ose nëse do të investoheshin në projekte të linjave prodhuese, do të ndërtoheshin 500 fabrika të mëdha, me vlerë investuese 100 miljon euro, dhe të cilat do hapnin nga 2000 vende pune. Pra, do kishte nevojë për një miljon punëtor, që nga hapësirat shqipëtare, jashtë Shqipërisë, nuk mund të plotësohet.


Këtë analizë, nuk e kam bërë për të treguar patriotizmin shqiptar, duke “e vdekur” kapitalin e tyre, por për të treguar nevojën e vetëdijësimit të shqiptarëve në të ardhmen, për një mundësi të bashkimit të kapitalit të tyre, për të investuar në objekte, nga të cilët do përfitojnë vetë ata, familjet e tyre dhe shoqëria shqiptare në përgjithësi.


Tani, në kohën e I-phonit, kur bota është “zvogëluar”, do të ishte naive të mendohet për mënyrën, përcaktimin dhe menaxhimin e investimit. Prandaj, investimet e tanishme janë me një siguri maksimale në çdo drejtim, përfshirë kontrollin e plotë mbi atë, dhe si rrjedhojë e gjithë kësaj suksesi do jetë i garantuar.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen