Donnerstag, 16. Mai 2013

Cikël poetik nga Ragip Dragusha


GJUHA

Proverb te gjeta ndaj per ty po shkruaj
kur bota vec nga nji fjale e jotja rendi
pas betejash te ashpra, njezimin la te vuaj
"Se gjuha shkon atje ku dhem dhembi."

Ne proesi mishi yt kocka te thyej
dhe ngandonjiher, si heshte te shpon
Dhe kur me mjalte, majen tende e lyen
trupin ta renqeth, zemren ta pushton.

Perse ngandonjihere flet e pamenduar
si mish i ngrire fjalen e vdes
Bej me mir rruge boshe, duke u rrotulluar,
sepse mallin ne treg,dy her s'mund ta shes.

Ki meshir per mua, se jeta nji here vjen
Ti me ke ne dore te me besh krenar
Ti po te duash, vete fjalen e gjen
Te me besh te lig ose bujar

Une e di qe ti nuk punon me para
Por shtepiza jote me gardhin e fildishte
Ka bere ne gjunj te ulen e te bejne temena
Faraone te paskrupullt qe ti i le ne bisht.

Wien 09/04/11



DRIT E SYRIT

Syri sheh, syri loton
Syri qeshe kur dashuron.

Ne drit te syrit, bota
T/kandeshmin gaz na e percjell
C/do gja te rralle qe fale toka
Ne drit te syrit nji ender mbjell.

Shembellen drit e henes
mijra rreze i grabit diellit
T/falem Zot , i falem nenes
Me keto sy kap kupen e qiellit.

Pa fund ngjyrat vezullojne
Ne drit te syrit bota bredhe
Ah... vec atij qe i mungojne
Me sy te huej boten e sheh.

Lum kush lulen din me e zgjedhe
Se vete zemra i ka besue
Syri zemren e pergedhele
Zemra i thote !

22/06/11



TOKË E BEKUAR !

Të desha ty o diell kur lot prej syve thave,
Pa ty kjo botë e mjerë s'do  kishte dot shpetim
Kur toka më dha jetën që ti mes shekujsh ndave,
Nga vetë planetët fqinj nuk kishe krahasim!

Eh trup i sakatosur,i ngrirë prej acarit,
Nën rreze të përflakura me zemrat kuvendon,
Dhe befas ngrihet shpirti këlthitur mes të vrarit,
Sikur të shuajë etjen e mundit që lëngon!

E unë biri i këtij dheu që ti vetë ke bekuar,
Mes mrekullive ndjenja që enden pambarim,
Nën rreze shoh të ngrohen të pasur,të mjeruar,
Ku pashë dhe vetë trishtimin të merrte gjallërim!




DUART TONA

Mendimet e mija ne qiell enden
Kerkojne atje proverbin ,menyren
Ja..*Njera dore lane tjetren,
Dhe te dyja duart lajne Fetyren.

Shpesh her harroj t|i pershendes
Per punen e tyre qe me sherbejne
Qe kur kam lindur derisa te vdes
Keto duar do me ushqejne.

Kurr ndonjiher nuk i kam pare
Te grinden te shahen me paturpsi
Si mishi me kocken gjinji te pandare
E majta per te djathten nuk ka xhelozi.

Shpesh her me dhimbset e djathta kur shkruaj
ne oret e nates e bindur punon
kur e majta flen ne brryl e patrazuar
Dhe e djathta te majten kerr nuk e trazon.

Me duar pastrohem pastaj ha mengjez
Fetyren ma pergedhelin me shume embelsi
Me to kepus lulen dhe zjarrin e ndez
Pa shijen e tyre s\bej dot dashuri.

Te falem o zot qe njeriut ja ke dhuruar
Dhe jeten na e ben te kandshme perhere
C|do gje qe ke falur prefekt e ke punuar
Ah...vetem kur na mungojne,ather i japim vlere.




Perse me thua se jam penduar?

Kur shiu i vjeshtes me mua priste,
Nji cope qielli te hapej nga rete,
Nji rreze dielli doja te rreshqiste,
Mbi trupin tim te mbuluar nga rrekete.

Te thashe-TE DUA- ndaj kurr s'te kam genjyer,
Sa ende sot e them kete te vertet,
Se ai qe te do, kurr s'ka per t'urryer,
Edhe sikur te ringjalet nji tjeter jete.

Po sot perse me thua "Jam e penduar"
Kur koha s'na pyeti, Kaluan shume vjet,
Tashti u kujtove se te paskam munguar,
Ne dore me kishe,-Perse me leshove vet?.

A e di sa kohe me duhen tek ti te kthehem,
Shkallet e jetes nuk i zbres me dot,
Ne fole te ndryshme zemrat tona prehen,
Takimin do e bejme vec pertej kesaj bote.




QERSHIA BINJAKE

Syth e nji gemi
Perse quhesh ti?
Me vone ti cel lule
E behesh qershi.

Kur syt tek ti shohin
Sa mendje ke trazuar
Vrapojne cuanat e botes
Zjarrin per ta shuar.

Dy nga dy vargezoni
ne degen e praruar
Etjen ma shtoni
Kur ju prek me duar.

I puthin i pergedhelin
Kafshojne shijen tende
Si trendafil celin
Kur buzet tek ti enden..

O Zot cfare ke krijuar
Zockave je ke falur
Dritherijne kembe e duar
Nga flaket qe jane kallur.

Pastaj syth e gemit
Prap zemer ushqen
Lepin foshnja buzet
Nektarin aty e gjen

Nga ti e nisa jeten
Me zjarr ti me ushqeve
Aty dua dhe vdeken
Qershi e par pranvere.




DHELPRA "BUJARE"

Pulat po kullotnin
i zuri nji mendje
qe kur te mbaronin
te mblidheshin me endje.

Te flisnin pa pushim
biles sa te donin
gjere ne agim
c'do gje te diskutonin.

Njera ne te gdhire
degjoj sec feshferinte
dikush me pahir
kotecin e gervishte.

-"C'ka ngjare moj motra"?
"Kush na pergjon"?
-"Oh mua me dhemb koka"
"Flini se u be vone".

Ne gjume pulat rane
me nuk u degjuan
minutat shpejt vane
gjelat zune kenduan.

Dhelpra "Bujare"
u kethye ne shtepi
planin e kish qare
te bej neser gosti.

Pulat rane ne nji mendje
ta ftonin dhelpren plake
"Nuk eshte me ne gjendje"
"Nuk ka me takat".

Dhelpra e gezuar
ftesen seq e mori
me pulat bashkuar
darken nder mend solli.

_"Do ha e do te pi
sa te me plasi barku
me pulat do te rri
 keshtu e do meraku".

-"Kur te shkojne te flene
ne qoshe do rri zgjuar
nji nga nji do i ha
ashtu pa i gatuar".

-"Pastaj do mbyll deren
do dal te tres ushqimin
me vone do pi veren
ne fund do bej betimin".

-"Mekatare nuk jam
vet ato me ftuan
zanatin une e kam
zemra per to vuan".

Por pulat mire e dinin
c'medonte dhelpra plake
ngjarjet nder mend sillnin
nji dite te merrnin hak.

Dhelpra duke qeshur
kotecit ju ofrua
sapo vuri kemben
ne kurdh u gjymtua.

-"Oh..oh c'me zuri qarku
c'u be keshtu me mua"?
E.eeee kur menjen e dreton barku
KOKEN KE PER TE LENE PER HUA.

26/05/11




BRESHKA

Pash njat Zot breshke due me m'thane
Pse gjithmon ti rrin ngarkue
Shkon e vjen gjithkund ne kame
E shtpin tande z'din m'i l'shue.

Ah moj breshke sa t' kam lakmie
Sa mire sh'tpin ti din me e rujte
Rand shetit si Sulltanie
E n'shtpi t'huej s'tkande me bujte.

Nan e babe , vella e moter
n'tana g'zimet ti i thret
hane e pine e knaqen n'sofer
e madej gjithkush n'shtpi t'vet.

Kaq shum mall paske ti breshke
Per sh'tpin tande ku ke lind
Edhe un kishe me deshte
Me e majtun njiher n'shpind.

Shi e bore jashte tuj ramun
Same shpejt ti n'shtpi je fut
Kurse mue m'asht dasht m'u lagun
E me ju lut dikujt m'u struk.

Tash sa vjet un jam largue
Oh..sa sh'tpija un kam ndrrue
T'bukra t'lyeme e t'rregullueme
Por asnjena s'asht per mue

Kishe dashte njiher me e marre
N'kyt vend t'huej ku jam tuj rrnue
E me i ftue tan miqte me rradhe
Me sh'tpi teme me u krenue.

M'fal moj breshke se jam marrue
Vetem shtpia s'ma s'ma hjek mallin
Mue tan Shkodra m'ka mungue
Vec Shqipnia ma qan hallin.

Paske kenun ti fatlume
Perendia e paska da
Ti n'shtpi tande me ken e g'zume
E na si qiftja me u shpernda.

Dit per dit kam m'e t'kujtue
Se ti mallin mue ma hjek
Tuj ndej bashke e kam kuptue
"Guri rand ne (shtpi) vend t'vet.

Shkoder 24 .04.11



MBI RRENOJAT E NJERIUT TE MIRE

TE SHOH DUKE U ENDUR TROTUARIT TE ZBRAZET
KUR SHIU I RREMBYER TE MENDSHMIT I DEBON
POR TI NUK PYET DERI KUR, QIELLI TE HAPET
REND..... RENDE I VETEM ME SHKARPA NOTON.

 PROVOVA DISA HERE TE THERRAS: ZOTERI !
NDALO TE LUTEM BEJ PAK DURIM
POR TI VAZHDOVE TI NGJITESH NE VETMI
RRUGEVE TE ZBRAZURA TE QYTETIT TIM.

 I PAMESHIRE FATI I KEQ TE KA MBERTHYER
NE DORE TE KA LENE VEC FORCEN FIZIKE
C'DO DITE QE KALON AJO TE KA RREMBYER
PER TE BURGOSUR NE LEGJENDAT MISTIKE.

 TE SHPERTHEJNE VULLKANET !!! TE BIEN TERMETET !!!!!
NE ZEMER TE TOKES ATO TE USHTOJNE !!!!!
TE BIEN KEMBANAT !!! TE CAHEN DETET !!!!!!
TE MENCURIT ME LIGJE ATO, LE T'I MBROJNE !!!!!

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen