Sonntag, 17. März 2013

FEHMI SPAHIU, VEPRIMTAR I SHQUAR I MERGATËS


Portreti i një mergimtari dhe veprimtaria e një klubi

FEHMI SPAHIU, VEPRIMTAR I SHQUAR I MERGATËS
        Fehmi Spahiu nga Shipashnica e Ultë e Kamenicës, në vitin 2002 mori rrugën e kurbetit . Kushtet e vështira ekonomike dhe pamundësia për të siguruar një vend pune, ishte arsyeja që Fehmiu e mori vendimin për tu larguar nga atdheu së bashku me familjen e tij. Ai u vendos ne Austri ku falë punës dhe perpjekjeve te tij te shumeta e fitoj lejen e qëndrimit në këtë shtet.    Fehmiu, ishte shembull për të mirë në punë dhe shume i afert me komunitetin e bashkeatdhetareve. Kjo bëri qe atë ta respektonin të gjithë. Njëherësh, ai përkrahte të gjitha veprimtaritë kulturore e sportive që organizoheshin nga mergimtaret. Duke e parë gatishmërinë e tij për të kontribuar për te mirën e  komunitetit, miqtë e tij te shumtë i propozuan që ai të formonte një shoqate apo klub ku do të bashkoheshin për  ta zhvilluar aktivitetin e tyre.


Klubi „Selina“
Pas konsultave me miqtë e tij, në vitin 2009 Fehmi Spahiu mori një lokal me qera në Attnang Pucheim  të Austrisë dhe e hapi klubin shqiptar me emrin „Selina“.  Ky klub u bë strehe e bashkeatdhetarëve shqiptar. Aty takoheshin mergimtaret nga e gjithe hapsira shqiptare, komunikonin ndermjet veti, shkëmbenin informacione për atdheun, krijonin miqësi të reja.
            Pas kësaj, në emer të klubit filluan të organizoheshin veprimtari të ndryeshme që ishin me interes për komunitetin shqiptar. U fillua me orgaizimin dhe mbajtjën e turnireve të dartit. Ky organizim mori përkrahje të madhe. Kësisoj, bëheshin turnire pothuajse  çdo muaj dhe gjithnjë jepeshin shpërblime për  tri vendet e para.
Mëpastaj, u formua edhe Klubi i Futbollit „Selina“ . Fehmiu bleu ndërresat për të gjithë anëtaret e klubit dhe kurdohere ishte i gatshem ti pëkrahte ata. Futbollistet e këtij klubi merrnin pjesë në të gjitha turniret që organizoheshin  në Bizirkun e Wöcklabruck-ut e me gjerë.  Kjo ishte edhe mundësia për zbulimin e talenteve të rinj në këtë sport.
           Sekëndejmi, me nismën e Fehmi Spahiut, në kuader  të Klubit „Selina“ që nga viti 2009 jan organizuar dhe mbaajtur me sukses edhe veprimtari të  kulturore, jan shënuar pëvjetorët e pavarësisë së dy shteteve shqiptare dhe jan mbajtur koncerte të ndryshme.
           Në vazhden e ketij aktiviteti, me 16 shkurt 2013 u shenua edhe Pesëvjetori i Pavarësisë së Kosovës. Ishin tubuar atë ditë në Attnang Pucheim qindra bashkatdhetar nga të gjitha trojet shqiptare. Salla ku mbahej manifestimi ishte stolisur me flamuj kombëtar. Pragrami ishte i pasur me këngë e valle popullore, me humor e recitime. Kënduan për të pranishmit Agnesa Kasumi, Verllezerit Limani, Ekzona Morava dhe Burim Kasumi. Pastaj me vargjet e tyre u prezantuan edhe poetet Izri Rexha dhe Haxhi Muhaxheri, kurse Esat Tahiri interpretoj për të pranishmit valle instrumentaliste me qifteli.
            Me ketë rast nga organizatori u dhane edhe mirnjoheje për veprimtarët, kontribuesit dhe bashkepunëtorët e ndryshem, si:  Avni Ibraj - Almi, Mursel Avdyli, Shkelzen Tahiri, Miftar Kastrati, Shqiprim Rizahi, Shpend Nitaj, Faruk Loshi, Ibush Jashari, Alban Thaqi, Sherif Sadiku, Kujtim Tahiri, Lulzim Fejzullahu, Arif Veselaj etj. Mirnjohjet i dha publikisht vet kryetari i klubit Fehmi Spahiu. Poashtu, vlen cekur se familja Spahiu kishte përgatitur atë ditë për mysafiret specialitete shqiptare, si fli, byrek etj.
         Në fund të programit, nga bashkatdhetarët u propozua që veprimtari Fehmi Spahiu të shpallet qytetar nderi i komunitetit shqiptar në Austri.

(h.m.)

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen