Dienstag, 5. Februar 2013

Namik Selmani: Trokellima e poezise se Xhevit Gases


Trokellima e poezise se Xhevit Gases

Xhavit Gasa vazhdon të trokollijë me vargjet e tij të bukura, ndjesore, tërë aromë shqiptarie po aq sa edhe me njëllojuniversialiteti mes hapësirave poetike. Një trokëllimë që nis diku në një LuginëDiellore si do ta quaja me plot gojë Matin e tij të lindjes,Zenishtin ku çiftelia është bërë njësh me bukën e sofrës. Ka nëpoezitë e tij një frymë atdhetare të Pjetër Budit që është nga Mati.Vjen nga oda ku flet shumë për hije mbretërish (Burgajeti i mbretitAhmet Zogu është vetëm pak minuta larg Zenishtit) dhe ndalet nëstacione të dritëzuara të Anglisë. Në ca stacione londineze që tëjapin një tjetër madhështi, mbretërish e i bëjnë sfidë mjegullave të kohërave, të izolimit dhe aq të mbushura me dialogje shekspiriane. Padashur që të jap një kurorë të zyrtazuar librit të dytë të XhavitGasës po me plot gojë (dhe besoj se me mua janë edhe të gjithëlexuesit e miqtë e poezisësë tij) them se poezia e tij ka këtëgjeografi .Natyrisht duke i shtuar edhe atë“gjeografi” të shpirtitnjerëzor që gjithmonë është një minierë ku të gjithë hyjnë me dëshirëtë mirë për të bërë gjëra të bukura e të dobishme, por që gjithmonëlëmë pas vetes ca fjalë të pathëna, ca pengje të bukura poetikë, patë cilat nuk do të ishte e bukur dhe e mundimshme rruga e secilit art.
****
Duket se fort e mbarë është tringëllima e poetit Xhavit Gasa në këtërrugëtim sa të prekshëmaq edhe hyjnor. Në pak kohë dy vëllime tëbotuara edhe pse thinjat ia merr era e qiejve dhe e arave tëvendlindjes sa herë që ai vjen për të takuar gurët e njerëzit e dashur me të cilët ka ndarë dhimbjet e gazet. “Jehona e dhimbjes”përcillet sot në “Trokëllimën e poetit” Një ballinë mehekura të kryqëzuara e me një pëllumb të plagosur ia lë vendin njëdielli të fortë që rrezaton disa lastarë të brishtë lulesh .Tamam si ëndrrat e dikurshme të jetës së tij. E mendova me vete nënjë monolog poetik me vetveten. Doja të bëja urimin më të ngrohtë.Nëtë dy këto libra është një tjetër simbolikë e udhës njerëzore e
poetike të Xhavit Gasës.Në këtë liber të dytë poetik tëtij që lexohet me një frymë përngrohtësinë e mesazhet që ai jep, mësojmë se Xhaviti është në tënjëjtën kohë edhe bujk lavërtar edhe arkitekt i fjalës së mençur dhe injë ëndrre të pa realizuar e të vrarë nga vitet eegra të dikaturës,është edhe klithmues i padrejtësive politike, sociale, por edhehistorike të kombit tonë. Është një i dashuruar i përjetshëm , sfidanti frikës, liridon i kohës së trazuar një kreshnik që flet me yjet përtë rrëfyer të pathënat e shpirtit të tij. Është biri i devotshëm për nënën e tij e për të gjithë nënat ku bën për to sa e sa poezi tëbukura.
Për këtë meditim më vjen në ndihmë edhe fjala e redaktorit të librit, e mikut tim të penës e kritikut shumë të njohur Fatmir Terziu. Për të ai shkruan: “Poezitë e Xhavit Gasës janë trokëllimajete derti e malli. Janë nëfakt vetë vargjet e poetit që sjellin vetë jetën etij të vapëmugëtirtënë të shkuarën, të tashmen e e të ardhmen e saj…” Për këtë ai thotë vetë: “I thashë një ditë vargut tim poetik/këtijvargu që pafundësisht e dua/uroj sinqerisht të mos kesh fatin tim/ e shndritshme si drita e diellit e lehtë si era t’u bëftë rruga”E në këtë mision fisnik duket se e përfytëroj Xhavitin si një vraparakqë ecën për të fituar kohën që ka shkuar pa ia parë dobinë që ajoduhet të kishte për të e për shumë shqiptarë të tjerë.Vargu i tij zakonisht është një varg i lirë i thyer e pak na jepetvargu klasik me strofa të rregullta. Ndoshta është një rendje e tijpër të dhënë sa më shumë mesazhet e poezisë. Ndoshta kërkon që të jetëbashkëkohor. Gjithsesi ato janë edhe poezi të shkruara në masën evargjeve që ato kanë. Në poezitë me motive popullore ai na e sjellkëtë ngrohëtësi e me poezi të njëjta me formën e tyre. Kështunë njëpoezi ai shruan:
“Më ka rënë shamia
/ ma ka marrë një djalë/
djalit i thërras
/ sillma ta marr prapë

Një nga bashkëudhëtarët e karvanit të poezisë Gasiane është LOTI.Diku i dhimbshëm loti i prangosjes së lirisë sot në shumë raste ështëkthyer në lotë gazi, aq sa të duket një çast se ky lot është brumi imjaft poezive të tij.
Si kristal shkëlqen
loti i gëzimit
të mbushur me helm
ai lot i hidhërimit.
Vargu i Xhavitit i ngjan shumëherë një kalërimi fisnik jo vetëm nëudhët e jetës që kanë të gjithë dritëhijet njerëzore, por atë eshqetëson shumë edhe historia e kombit të tij. E ndaluar qëtë jetë etillë, kjo fjalë në kohën e dikaturës ajo sot është më e matur emençur,Po në këto vargje që zgjojnë historinë në ditët tona ai nukështë i mllefesur po ka maturi ka ndjenjë, ka detaj.Në këtë grup poezish do tëdallonin në mënyre të veçantë poezinë përÇamërinë. Pikërisht në Londër nëvitin 1913 Fuqitë e Mëdha zyrtarizuanndarjen e Çamërisë nga trualli shtetëror kombëar. Ai është edhe njëpoet patriot.
Që pa shpalosur mirë vargun e poezive të tij në poezinë “Thirrje came”ai shkruan: “Dëgjoje zërin e Çamërisë
moj Europë
është zëri i një populli
që trojet kërkon…
Po,me këtë shqetësim atdhetar ai këndon edhe për Kosovën tashmë përlirinë e saj. Për këtë ai ka zgjedhur një formë shumë origjinale atëtë rapsodisë. Me një harmoni të brendshme brenda hapësirave të saj.Libri i Xhavit Gasës duhet respektuar edhe për një risi që ka sjellë në portretizimin e disa njerëzve të njohur e të dashur të tij. Ai nukka rënë në skematiziminqë bien shpesh poetë të tjerë që zënë një nganjë me radhë figura të ndyshmedhe pa asnjë detaj poetik vargëzojnëvargje që nuk të mbeten në kujtesë aspak, as kur mbyll kopertinën elibrit pa le të të mbesë në një kohë të gjatë . Në këto kushtimepoetike janë poezitë për shkencëtarin Qamil Xhika. Për patriotëtShahin Toçi e Bajram Hoxha, për këngëtarin e talentuar e të dënuar ngasistemi komunist Sherif Merdani e për ushtarin shqiptar Feti Vogli qëra nëkrye të detyrës në radhët e forcave të Natos .Gati te të gjithë poezitë ai bashkon edhe ndjenjën e respektit ndajatyre që kanë luftuar e punuar për lirinë drejtësinë sociale, për njëjetë sa më të mirë, që u vranë nga diktatura, e sot nuk kanë as varrpër t'ju vendosur një buqetë me lule. Mes tyre do të veçonim poezinëpër BajramHoxhën ku në fund të poezisë ai shkruan:
Ti je larg, në prag të ëndrrës/
ngjitur-o në majë nderimi /
ulur-o në cep të këngës
nëpër krisma çel filizi.
Ku ke shkuar, Bajram Hoxha???..
Diku në një letërkëmbim me Migjenin e madh, ai na intrigon me njëpërfytërim shumë interesant. Ai më tregon
/për kohën e tij
askush nuk më censuronte
/fjala ishte e lirë/
kurrë nuk ma prenë fjalën
edhe kur flisja keq për qeveritë.
Në këtë dialog poetik me lexuesit Xhavitin e shqetëson fort edheMisioni i poetit .Koha e jetës që ka kaluar ai, vështërsitë e pasioniaq i madh që ai ka patur e ka për poezinë e për fjalën e bukur nëveçanti ka bërë që këtë ai ta tregojë disa herë në librat e tij me njësinqeritet goditës herë herë ai – ashtu si ne,si të gjithë, bie nëlakun e mëdyshjes për të thënë të vertetën.
“A nuk ngjajmë ne, poetët ndryshimit të Motit/
dhe stinëve të vitit
/ a nuk janë vargjet tona
mbushur me rreze dielli
me bubullima vetëtime
me dallgët e trazuara deti
dhe me lule të bukura ngjyra –ngjyra.
Po është e vërtetë Xhaviti me fisnikërinë e tij mentare nuk mund t’ubëjë moral të tjerëve, nëse nuk e bën vetë këtë gjë sa më mire.Nëse do të t’i referohemi mjaft poezive që i bëjnë jehonë periudhëssë para viteve 90, do të thonim që autori ka dhënë një kontribut shumë të rëndësishëmnë trajtimin poetik të kësaj teme. Kjo gjë ia shtonvlerat njohëse librit përmasën e lexuesve të rinj që nuk e kanë jeturkëtë kohë e nuk kanë jetuar drama të jashtëzakonshme jetësore. Në toka shumë ndjenjë, ka shumë trishtim e kjo e bën dhe më të dashur poezinë, por edhe atë si autor para lexuesve të Evropës.Në poezinë “ Barku i hekurt” (shumëmetaforik ky titull) ai na sjellmes nesh atë pamje ndjellakeqe që sillnin bunkerët edhe për ne, edhepër të huajt
Ah,
Sikur të hapte
Atë gojë
E të fliste bunkeri
Dhe brezave të rinj
Vetëm t’ju rrëfejë
Me ato dhëmbë prej hekuri
Sa shumë mund e djersë ka ngrënë.
Do ta përshëndesnim poetin edhe për shumë poezi me statusin e llojittë fabulës. Këto poezi i pamë edhe në librin e parë, po në këtë libërato janë të arrira Të tilla janë “Merimanga”, “Lepuri”, “ Kali”,etjPërherë për një libër mbetet diçka pa e thënë. Por do ta mbyllja këtë diskutim me një poezi me titull të thjeshtë por që bën një llojskanimi të të gjithë viteve, të të gjithë poezive të shkruarae tëpashkruara nga ai në vite. Është fjala për poezinë “Ëndrrat”. Për këtë po citojmë vetëm strofën e parë dhe të fundit
Ku t’i gjej vallë , ku t’i gjej
Ëndrrat që keq m’i vranë?
Ku ta gjej pranverën
Që pa lulëruar e lanë
……..se ëndrrat kurrë nuk vdesin
Ato të gjalla rrinë
Se nuk mbarohen kurrë pranverat
Pas dimrit të tjera vijnë
Në këtë garë libromanie edhe libri më i ri i autorit Xhavit Gasa kanjë vend të respektuar dhe të merituar. Urimi më i saktë në këtëshkrim do të ishte që trokëllima e poetit Xhavit Gasa të mos mbarojëkurrë, edhe te fletët e bardha të librave të tjerë, por edhe tëlexuesit që do të marrin në duar këtë libër.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen